
Muqa Solar Company
Rreth Kompanisë
Jemi kompani kosovare e cila merret me promovimin e energjisë efiçiente. Kompania bënë shitjen, monitimin dhe instalimin e produkteve solare. Ka pronar Xhevat Muqa dhe si kompani “MUQA” funksionon që nga viti 2001, ndersa si “Muqa Solar Company” funksionon qe nga viti 2012.
Jemi përfaqësues të:
- Kompanisë Austriake “SONNENKRAFT” që nga viti 2008,
- Kompanisë Austriake “KIOTO” që nga viti 2010,
- Kompanisë Gjermane “EFFEKTA” që nga viti 2012,
- Kompanisë Austriake ” Pumpmarkers ” që nga viti 2016,
- Kompanisë Austrake ” Carpet Cleaner “ që nga viti 2016,
- Kompanisë Austriake ” Fronius “ që nga viti 2017,
- Kompanisë Gjermane “Glen Dimplex” që nga viti 2018,
- Kompanisë Sllovene “GL Charge” që nga viti 2022,
- Kompanisë Austriake “AEROCOMPACT” që nga viti 2022
- Kompania Zvicrrane “STUDER INNOTEC” që nga viti 2023
- Kompania nga Danimarka “DEIF” që nga viti 2023
- Kompania nga Sllovenia “NGEN” që nga viti 2023
Sistemet efiçiente të cilat , duke shfrytëzuar energjinë diellore gjenerojnë ngrohje, ftohje, ujë, dhe energji elektrike dhe ofrojnë një zgjidhje afatgjatë dhe kthim investimi në kohë të shkurtër.
Por ajo çka konsiderohet si theksi kryesor kur përmendet termi “Panele Solare” apo “Përdorimi i energjisë termike” janë benefitet e shumta që përfitojmë nga ato, duke përfshirë arsyet ekonomike, financiare, ambientaliste dhe arsye tjera që e bëjnë të domosdoshëm aplikimin e energjisë së ripërtërishme për shtëpinë, biznesin apo fabrikën tuaj.
Përvoja jonë disa vjeçare në fushën e ndërtimtarisë, hidro-sistemeve dhe kuptimi i nevojave të klientit, arsyeja bazë e funksionimit tonë, ka ndikuar që të fokusohemi në Industrinë e Energjisë Solare, njëkohësisht industrinë e së ardhmes, kursimit dhe rigjenerimit. Të pajisur me sisteme efiçiente, staf të kualifikuar dhe pajisje të teknologjisë së fundit të testuara ndërkombëtarisht, Muqa Solar Company është e udhëhequr nga dëshira dhe motivi për t’iu ofruar sisteme solare më efiçiente, ekonomike dhe më stabile.
Kompania është thellësisht e përkushtuar që klientëve të saj të ju ofroj sisteme të cilat i ndihmojnë ata në praktikën ditore dhe mundësojnë zvogëlimin e shpenzimeve për energji, si në sektorin familjar ashtu dhe në atë afarist.
Ne organizojmë trajnime të shumta me inxhinier të termoenergjetikës, instalues të hidroteknikës dhe studentë të drejtimeve përkatëse brenda dhe jashtë vendit përkatësisht në akademinë e SONNENKRAFT në Austri. Ajo gjithashtu ka kontratë bashkëpunimi dhe shkëmbimi akademik me Universitetin UBT në programe hulumtuese në fushën e Energjisë Efiçiente.