Përshkrimi i punës
Praktike me mundesi punesimi.
Jemi kompani kosovare e cila merret me promovimin e energjisë efiçiente. Kompania bënë shitjen, monitimin dhe instalimin e produkteve solare. Ka pronar Xhevat Muqa dhe si kompani “MUQA” funksionon që nga viti 2001, ndersa si “Muqa Solar Company” funksionon qe nga viti 2012.
Përshkrim i rolit:
Praktike me mundesi punesimi sipas performances. Dy muajt e pare te praktikes do te jene vetem trajnim.
Kërkesat:
Fakulteti Ekonomik; Preferohet te jetë ndjekës i/e e trajnimeve dhe çertifikimeve në financa dhe kontabilitet; Dëshirë dhe aftësi që të punon si pjesë e ekipit; Aftësia që ti përshtatet dinamikës dhe mënyrës së punës dhe kërkesave të ndryshueshme të detyrave të punës; Njohuri te mira në Microsoft Office (word, excel, outlook); Njohuri mesatare te gjuhes Angleze; Të kenë aftësi të komunikimit dhe prezantimit; Të kenë aftësi të planifikimit dhe organizimit të punës; Të kenë aftësi të menaxhimit të kohës;
Përgjegjësitë:
Pranon dhe përpunon porositë, siguron faturimin e kompletuar dhe të saktë të të gjitha porosive ( Blerje/Shitje) . Regjistrimin dhe kontrollimin e transaksioneve të arkës në baza ditore. Kryen llogaritje të zakonshme për të prodhuar analiza dhe raporte. Përgaditja dhe mirëmbajtja e cmimeve të kompanisë. Mirëmbajtja e listës së stokut-invertarit në baza mujore.
Benefitet:
Mundesi aftesimi dhe avancimi ne karriere.