Aplikimi mbyllet më: 5 Qershor, 2025
Apliko tani

Përshkrimi i punës

E themeluar në vitin 1972, Popeyes® ka më shumë se 50 vjet histori dhe traditë të kuzhinë. Popeyes dallohet me një menu unike të stilit të New Orleans-it, e cila ka lejuar që Popeyes të bëhet një nga restorantet më të mëdha në botë për shërbimin e shpejtë të mishit të pulës. Tani Popeyes do të jetë brendi më i ri në Kosovë dhe të gjithë ju që dëshironi të jeni pjesë e ekipit tonë inkurajoheni të aplikoni në pozitën:

Anëtar/e Ekipi

Detyrat dhe përgjegjësitë:
• Të asistojë në operacionet e përditshme;
• Të mirëpres mysafirët;
• Të marrë porosi dhe pagesa;
• Të përgatis ushqimin e porositur nga klientët;
• Të asistojë në arritjen e objektivave të restorantit.

Duke punuar për Popeyes, do të përfitoni:
• Transport të siguruar për kthim nga Prishtina Mall në të gjitha fshatrat e Komunës së Lipjanit
• Pagë konkurruese;
• Bonuse dhe shtesa;
• Benefite shtesë për punëtorët, +1 vit pune me ne;
• 2 ditë pushim në javë;
• Kontratë pune dhe pushime sipas ligjit;
• Shujtë ditore falas në Popeyes;
• Aktivitete të ndryshme ekipore;
• Mundësi zhvillimi në karrierë.

Ne ofrojmë kushte të shkëlqyera dhe mundësi avancimi!
Të gjithë të interesuarit mund të dërgoni CV në e-mail adresën jobs@popeyes.al. Ju lutem, specifikojeni pozitën për të cilën aplikoni.
KONKURSI ËSHTË I HAPUR DERI MË DATËN 05.06.2025

Lokacioni:
Prishtina Mall