Viva Fresh Store

+383 (38) 408 888 +383 (38) 408 *** Shfaq
recruiting@vivafresh-rks.com
Punë të Hapura - 2

Rreth Kompanisë

1896 – 1999: Tradita familjare

Familja Rexhepi me një traditë shumëvjeçare të punës në industrinë e tregtisë, operonte edhe me mullirin më të madh në rajon.

2003: Hapja e kompanisë

Në qershor të vitit 2003, në zemër të Ferizajt shënohet themelimi i kompanisë dhe hapja e pikës së parë të “Viva Fresh Store”-it në Kosovë.

2005 – 2010: Zgjerimi në Kosovë

Suksesi në Ferizaj po përhapej në mbarë Kosovën. “Viva Fresh” gjatë këtyre viteve zgjeroi rrjetin e dyqaneve dhe hipermarketeve në komunat kryesore të Kosovës.

2011-2014: Çmimet më të lira në vend

Njëmbëdhjetë vjet pas themelimit, me 21 pika të shitjes, “Viva Fresh Store” kishte ndërtuar prezencë pothuajse në të gjitha komunat e Kosovës.

2015 – 2018: #1 në vend

“Viva Fresh”  u pozicionua si rrjeti numër një i blerjeve me pakicë, duke i mposhtur të gjithë konkurrentët në treg. Me 45 pika “Viva Fresh” njihej në të gjithë vendin si rrjeti më i fuqishëm, më ekonomik dhe më i sigurt në vend. Më 2016 është blerë edhe ish-magazina e Delhaize Group-it në Shqipëri.

2019: Zgjerimi në Maqedoninë e Veriut

Në gusht të 2019-s, “Viva Fresh” shënoi zgjerimin në Shkup të Maqedonisë së Veriut. Gjatë këtij viti, “Viva Fresh” bleu Fabrikën e Përpunimit të Mishit që siguroi mish të freskët për 64 dyqanet e “Viva Fresh”-it në të gjithë Kosovën. Me qëllim të përmirësimit të operacioneve dhe strategjisë së rritjes, filloi bashkëpunimin me konsulentë ndërkombëtarë të specializuar në shitjen me pakicë.

2020: Udhëheqës i tregut

2020-a dhe lufta me pandeminë Covid-19 paraqiti vështirësi në operacionet e afarizmit në përgjithësi. Mirëpo, “Viva Fresh” si udhëheqës i tregut, me përgjegjësinë për të qëndruar afër konsumatorit besnik, ka siguruar furnizim të vazhdueshëm, shërbim të sigurt, çmimet më ekonomike në treg dhe nuk ka lejuar rritjen e çmimeve nga furnitorët.

Në rrugëtim drejt vizionit tonë:

Në të mirë të konsumatorit, gjithmonë një hap para të tjerëve!

Video

Bëhuni i pari që të vlerësoni "“Viva Fresh Store”

Your Rating for this listing