Apliko tani

Përshkrimi i punës

Përgjegjësitë:
– Terja dhe përgatitja e produkteve të tymosura.
– Copëtimi i mishit të ngrirë për nevojat e prodhimit të mëngjesit.
– Paketimi dhe përgatitja e artikujve për treg.
– Prodhimi i brumave: mish i bluar, bruma për nënprodukte dhe bruma për suxhukë.
– Respektimi i standardeve të higjienës, sigurisë ushqimore dhe përdorimi i pajisjeve mbrojtëse.
– Përdorimi i sigurt i pajisjeve të prodhimit dhe raportimi i çdo parregullsie.
– Bashkëpunimi me ekipin për të siguruar rrjedhë të rregullt të procesit të prodhimit.

Çfarë ofrojmë ne për punëtorët tanë:

– Kontratë të punës sipas ligjeve në fuqi,
– Pagë konkuruese dhe mundësi për bonuse bazuar në performance,
– 5 ditë punë dhe 2 ditë pushim për të gjithë punëtorët,
– Transporti vajtje-ardhje,
– Shujta ditore e siguruar nga kompania,
– Sigurim shëndetësor,
– Trajnime të çertifikuara nga Qendra e trajnimeve Viva Fresh,
– Kushte cilësore të punës,
– Mjedis miqësorë dhe gjithëpërfshirës.

Aplikimi:

Për të aplikuar, dërgo CV në e-mail recruiting@vivafresh-rks.com ose në linkun e më poshtëm

Apliko për fabrikë të Mishit


apo plotëso aplikacionin në pikat e Viva Fresh Store në Lipjan ose tek Fabrika e Mishit
Konkursi i hapur deri me datën 15 Mars 2026 .

Foto