Përshkrimi i punës
Kërkesat:
- Të ketë minimum 1 vit përvojë pune si ndihmëse kuzhiniere ose në pozita të ngjashme në gastronomi.
- Aftësi të mira organizative dhe menaxhimi të kohës.
- Fleksibilitet në orar dhe gatishmëri për të punuar në ambiente dinamike.
- Motivim për të mësuar dhe për t’u përshtatur shpejt me standardet e kompanisë.
Përgjegjësitë:
- Përgatitja e pastave sipas udhëzimeve dhe trajnimit paraprak të ofruar nga kompania.
- Kujdesi për pastërtinë dhe mirëmbajtjen e vendit të punës.
- Bashkëpunim i ngushtë me ekipin e kuzhinës për një rrjedhë efikase të punës.
Nëse je i/e apasionuar pas gatimit dhe dëshiron të bëhesh pjesë e një ekipi energjik dhe modern – atëherë presim aplikimin tënd!