Përshkrimi i punës
SIENTO është një brand i themeluar në vitin 2025, i specializuar në shitjen e mobilieve cilësore dhe moderne. Pozita e menaxherit është një mundësi për të qenë pjesë aktive e zhvillimit të kompanisë. Roli përfshin menaxhimin e përditshëm të ekipit, ndjekjen e shitjeve, furnizimin me produkte dhe kujdesin për paraqitjen e brandit. Kërkojmë një person të përkushtuar, përgjegjës dhe me motivim për të dhënë kontribut real në suksesin e kompanisë.
Përshkrim i kompanisë:
SIENTO është një kompani moderne që operon në sektorin e mobilieve me fokus në dizajn, cilësi dhe funksionalitet. Me seli në Ferizaj, ne synojmë të sjellim risi në tregun vendas duke ofruar produkte të përzgjedhura për shtëpi dhe ambientet HoReCa. Vizioni ynë është të krijojmë një ndjesi komoditeti dhe stili për çdo klient, duke kombinuar elegancën me prakticitetin në çdo produkt.
Përshkrim i rolit:
Menaxheri do të jetë përgjegjës për menaxhimin e përditshëm të operacioneve në showroom-in tonë, duke mbikëqyrur procesin e shitjes, organizimin e ekspozitës së produkteve dhe koordinimin me ekipin. Roli kërkon aftësi në menaxhim, komunikim efektiv me klientët dhe ndihmë në zhvillimin e strategjive për të përmirësuar përvojën e konsumatorëve dhe rritur shitjet.
Kërkesat:
Të ketë përvojë pune në menaxhim ose në fusha të ngjashme.
Aftësi të mira organizative dhe komunikuese.
Aftësi për të udhëhequr dhe bashkëpunuar me ekipin.
Njohuri bazike në brandim dhe treg.
Përdorim i mirë i kompjuterit dhe programeve të punës.
Përgjegjshmëri, përkushtim dhe fleksibilitet në orar pune.
Përgjegjësitë:
Menaxhimi i përditshëm i stafit dhe ndarja e detyrave.
Mbikëqyrja e shitjeve dhe përmbushja e objektivave.
Koordinimi me furnitorë dhe ndjekja e porosive.
Kujdesi për paraqitjen e brandit dhe imazhin e kompanisë.
Përgatitja e raporteve mujore për ecurinë e punës.
Bashkëpunimi me drejtuesit për përmirësim të vazhdueshëm.
Kualifikimet e preferuara:
Diplomë universitare në ekonomi, menaxhim ose fusha të ngjashme (e preferuar, por jo e domosdoshme).
Përvojë pune në pozita menaxheriale.
Aftësi të mira në organizim dhe drejtim të stafit.
Njohuri bazë në fushën e mobilieve dhe trendet e tregut.
Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.
Përdorimi i mirë i kompjuterit dhe programeve të zakonshme për menaxhim.
Njohja e gjuhës angleze është e preferueshme.
Benefitet:
Pagë konkurruese dhe e rregullt mujore.
Ambient modern pune dhe bashkëpunues.
Mundësi për zhvillim profesional dhe ngritje në karrierë.
Trajnime të brendshme sipas nevojës.
Zbritje për produkte të brendit.
Mbështetje nga ekipi drejtues në të gjitha proceset.