
Medruplast
Rreth Kompanisë
MDP është një kompani moderne dhe lidere në prodhimin dhe konfeksionimin e letrës shtëpiake dhe higjienike, e themeluar në vitin 1994. Me kapacitete të avancuara zhvillimore dhe prodhuese, MDP është një nga prodhuesit më të mëdhenj në tregun kosovar dhe regjional, duke ofruar një llojllojshmëri të gjerë produktesh dhe volum prodhimi të lartë.
Qasja dhe Vizioni ynë
Qëllimi ynë është të:
- Shtojmë vlerën e produkteve tona përmes inovacionit dhe rritjes së cilësisë
- Përmirësojmë proceset prodhuese dhe të rrisim efikasitetin
- Ofron produkte të qëndrueshme me çmime të volitshme
MDP mbetet lider në treg, falë përkushtimit ndaj cilësisë dhe zhvillimit të vazhdueshëm.
Angazhimi ynë ndaj mjedisit dhe standardeve
Ne operojmë me standardet më të larta ekonomike, duke i kushtuar vëmendje ruajtjes së mjedisit dhe qëndrueshmërisë në çdo fazë të prodhimit. MDP është e përkushtuar ndaj zhvillimit të qëndrueshëm dhe ofrimit të produkteve që plotësojnë nevojat e konsumatorëve pa kompromis në cilësi.
Çfarë ofrojmë?
- Produkte higjienike të certifikuara dhe të prodhuara me teknologji bashkëkohore
- Zgjidhje për përdorim shtëpiak dhe industrial
- Fleksibilitet, vlera të shtuara dhe besueshmëri