Aplikimi mbyllet më: 23 Qershor, 2025
Apliko tani

Përshkrimi i punës

Në kuadër të zgjerimit të aktiviteteve biznesore, LISI-M shpall konkurs për pozitën e mëposhtme:
SHITËSE / ARKATARE NË DYQAN (PRISHTINË)

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Komunikon me klientët dhe ofron zgjidhje për kërkesat e tyre;
  • Kujdeset dhe organizon shitjen në dyqan;
  • Realizon shitje ditore;
  • Ndërtimi dhe ruajtja e marrëdhënieve profesionale me stafin e kompanisë.

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:

  • Përvojë pune (1 vit min) në shitje;
  • Aftësi të shkëlqyeshme komunikimi;
  • Aftësi të mira organizative;
  • Përvoja e shitjes në industrinë auto, moto apo sportive do të ketë përparësi.

LISI-M ofron pagë bazë kompetitive dhe bonuse në realizueshmëri. Orari i punës është 40h në javë me dy ndërrime (1 – 08:00 – 16:00 dhe 2 – 10:00 – 18:00).

Si të aplikoni?

Dërgoni CV-n tuaj në:
Email: punesohu@lisi-m.com
Tel (viber/whatsApp): +383 49 974 002
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.