ADEA Group

0280 327 345 0280 327 *** Shfaq
info@deawater.com
Punë të Hapura - 0

Rreth Kompanisë

ADEA Group është një ndër kompanitë lidere në Kosovë, themeluar nga vëllezërit Shala në vitin 1990, me misionin për të kontribuar në zhvillimin ekonomik të vendit përmes inovacionit dhe cilësisë në prodhim. Prej vitit 2004, kompania ka hyrë fuqishëm në tregun e ujit të ambalazhuar me brendin DEA, duke u dalluar për cilësinë dhe standardet e larta të sigurisë.

DEA është e certifikuar me ISO 22000, HACCP dhe ISO 17025, dhe ka fituar besimin e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, përfshirë KFOR, US ARMY, dhe ambasadat ndërkombëtare. Uji natyral mineral DEA kontrollohet rregullisht nga laboratori i akredituar i kompanisë dhe nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Falë teknologjisë më të avancuar dhe përkushtimit për cilësi, ADEA Group vazhdon të rritet duke ofruar produkte të sigurta dhe të besueshme për konsumatorët në Kosovë dhe më gjerë.

Video