Rreth Kompanisë

BUQUKU është një nga kompanitë më me traditë në Kosovë në përpunimin e mishit, me rrënjë që datojnë që nga viti 1850, kur Hasan Buquku u bë i njohur për mjeshtërinë në këtë zeje. Brez pas brezi, familja Buquku ka ruajtur dhe zhvilluar këtë profesion me përkushtim, duke e bërë emrin BUQUKU sinonim të cilësisë dhe shijes në gjithë vendin.

Misioni ynë:

Të ofrojmë produkte të freskëta dhe cilësore, të rrisim praninë tonë në tregun vendor dhe ndërkombëtar, dhe të mbetemi partner i besueshëm për konsumatorët që kërkojnë shije tradicionale me standarde moderne.

Vizioni ynë:

Të jemi lider në përpunimin e mishit në Kosovë dhe rajon, duke ruajtur cilësinë, traditën dhe përkushtimin që na dallon.

Produktet tona përfshijnë:

  • Qofte, Pleskavicë, Qebapa
  • Mish i bluajtur, File, Skenderbeg
  • Virshlle, Mish i tharë, Mish bishti, Tru, Zemër, Veshkë
  • Suxhuk, Mish i terur në rrip, Mish tul gjedhi, Mushkëri
  • Dhe shumë produkte të tjera të përpunuara nga mishi i freskët i gjedhit

Video