Kosmonte Foods

038 733 377 038 733 *** Shfaq
info@kosmontefoods.com
Punë të Hapura - 2

Rreth Kompanisë

Kosmonte Foods është një kompani lidere në industrinë e distribuimit të produkteve ushqimore në Kosovë dhe rajon, me rrënjë të thella dhe një rrugëtim që nisi menjëherë pas luftës në vitin 2000. Nga një distributor i vogël, Kosmonte është zhvilluar në një korporatë ndërkombëtare me prezencë në Shqipëri, Gjermani dhe Dubai, duke sjellë cilësinë dhe standardet evropiane në çdo produkt që ofron.

Me një infrastrukturë moderne në Harilaq – Fushë Kosovë prej 40,000 m², 17 depo me temperatura të ndryshme dhe një gamë prej mbi 1300 produktesh nga mbi 100 brende botërore, jemi distributori më i madh në sektorin e ushqimit në vend.

Në vitin 2022, Kosmonte Foods fitoi statusin “Investitor Strategjik” nga Kuvendi i Republikës së Kosovës – një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të prodhimit vendor dhe rritjes së vendeve të punës.

Me përkushtim për cilësi, teknologji moderne dhe vlera njerëzore – ne punojmë çdo ditë për të ndikuar pozitivisht në jetën e familjeve në Kosovë dhe më gjerë.