
Migros Group
Rreth Kompanisë
Migros Group është një ndër kompanitë lidere në Kosovë për distribuimin ekskluziv të brendeve ndërkombëtare të mirënjohura. Me një përvojë shumëvjeçare dhe reputacion të ndërtuar me korrektësi, profesionalizëm dhe përkushtim, Migros Group përfaqëson 105 brende botërore, duke siguruar shpërndarje efikase dhe prezencë të fuqishme në treg.
Brendet që përfaqësojmë
Disa nga emrat më të njohur që Migros Group shpërndan në mënyrë ekskluzive në treg janë:
- Nestlé
- Colgate
- Saponia
- Dijamant
- Jamnica
- AIA
- Koestlin
- Selpak
- Essence & Catrice
… dhe shumë të tjera
Qasja jonë
Përmes bashkëpunimit afatgjatë me brendet ndërkombëtare, Migros Group ka ndërtuar një rrjet të fuqishëm distribucioni dhe është bërë sinonim i cilësisë, besueshmërisë dhe prezencës profesionale në tregun kosovar dhe më gjerë.
Pse Migros Group?
- Eksperiencë prej mbi 45 vitesh në sektorin e tregtisë dhe distribucionit
- Rrjet i organizuar për distribuim të shpejtë dhe të sigurt në të gjithë Kosovën
- Fokus në brende cilësore dhe produkte lider në tregun global
- Partneritet i qëndrueshëm me furnitorë dhe klientë