Përshkrimi i punës
Kompania jonë po kërkon 2 arkatare të përgjegjshme dhe komunikative që të bashkohen me ekipin tonë. Kandidatet ideale duhet të kenë aftësi të mira në shërbimin ndaj klientëve dhe të jenë të përkushtuara për të ofruar një përvojë pozitive në pikën e shitjes.
Kualifikimet:
- Aftësi të mira komunikuese
- Shkathtësi në punë me klientët
- Përvoja në arkë është përparësi (por jo e domosdoshme)
Aplikimi:
Dërgoni CV-në në: g-dema_m@hotmail.com
Për më shumë informacione, kontaktoni: 044 237 600
Bëhuni pjesë e një ekipi të përkushtuar dhe mikpritës!