Asistente në Depo

20 Prill, 2025
500
Aplikimi mbyllet më: 17 Qershor, 2025
Apliko tani

Përshkrimi i punës

LISI-G, është nje kompani e specializuar në shitjen e auto-pjesëve me shumicë dhe pakicë që vepron në tërë territorin e Kosovës. Me një seli prej 3000 m2 që ndodhet në Gjakovë, kompania LISI-G në strukturën e saj posedon pikën e shitjes, depon e mallrave me shumicë.

Përshkrim i rolit:

Asistentja në depo është përgjegjëse për mbështetjen e proceseve ditore brenda magazinës, duke përfshirë regjistrimin e mallrave, përditësimin e inventarit, përgatitjen e dokumenteve dhe organizimin e produkteve. Ajo bashkëpunon ngushtë me stafin e logjistikës dhe të shitjes për të siguruar një rrjedhë efikase të punës dhe një menaxhim të saktë të stokut.

Detyra administrative:

Përditësimi i inventarit dhe kontrolli i saktësisë së të dhënave.
Përgatitja e dokumenteve si fatura, fletë-dërgesa, porosi, etj.
Komunikimi me konsumatorët për dërgesa ose kthime.
Koordinimi me sektorët tjerë (shitje, financa, transporti).

Detyra logjistike dhe organizative:

Organizimi i produkteve në rafte sipas kategorisë ose kodifikimit.
Ndihma në procesin e pranimit të mallrave (kontroll fizik, verifikim me faturën).
Përgatitja e porosive për dërgim tek klientët apo degët tjera.
Raportimi i mungesave ose dëmtimeve tek përgjegjësi i depos.
Asistimi gjatë inventarizimeve periodike.

Kualifikimet e preferuara:

Diplomë e shkollës së mesme (e preferueshme arsimi profesional apo ekonomik).
Përvojë paraprake në depo, logjistikë apo administratë është përparësi.
Njohuri bazë në përdorimin e kompjuterit (Word, Excel, email, sisteme të menaxhimit të inventarit).
Ndjeshmëri për përpikmëri dhe saktësi në mbajtjen e të dhënave.
Aftësi për të ngritur dhe lëvizur mallra të lehta në nevojë (varësisht nga natyra e depos).